Tajfuni Nesat, nisin evakuimet në Vietnam

Mijëra vietnamezë janë evakuuar nga banesat e tyre, për të shmangur katastrofat e mundshme, ndërsa është parashikuar ardhja e tajfunit Nesat që vetëm në Filipine ka vrarë 43 persona ndërsa ka paralizuar edhe juglindjen e Kinës. E gjithë zona juglindore e Azisë është goditur në javët e fundit nga përmbytjet më të rënda duke krahasuar me ato të mëparshme.
Në Tailandë janë regjistruar rreth 190 persona të vdekur gjatë dy muajve dhe në kamboxhia, janë shënuar më shumë se 100 viktima. Ndërsa në Vietnam të vdekurit në deltën e Mekong janë tetë. Nga Tajfuni “Nesat” në disa zona janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 170 km në orë, ndërsa ka patur edhe reshje të dendura që kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.
Gjithashtu nga stuhia e fuqishme, shumë shkolla janë mbyllur, dhjetëra fluturime janë anulluar, ndërsa anijet më të vogla dhe barkat janë urdhëruar të mos dalin në det të hapur. Në Filipine probleme të mëdha ka patur edhe përsa i përket furnizmit me energji elektrike, dhe ndërprerje të punës në kryeqytetin Manila. Tajfuni “Nesat” ka çuar gjithashtu në mbylljen e bursës së Filipineve dhe të ambasadës amerikane në kryeqytet.