Al Libya: Musa Ibrahim nuk është kapur

Musa Ibrahim, zëdhënësi i regjimit të rënë të kolonelit libian Gedafi, nuk është kapur, ashtu siç ishte deklaruar një ditë më parë nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi.
"Moussa Ibrahim nuk është arrestuar, bëhet fjalë për gënjeshtra për të hequr vemendjen nga lëvizjet e rebelëve dhe nga disfata e tyre përballë forcës së heronjve të Sirtes- deklarohet në faqen e internetit të kanalit televiziv Al Libya , që ka ndërprerë transmetimin pas rënies së regjimit të Tripolit në muajin gusht.
Një ditë më parë, u deklarua se zëdhënësi i liderit të përmbysur të Libisë, Moammar Gaddafi, ishte zënë rob. Komandantët e Këshillit Tranzicional Kombëtar të libisë ose KTK-së, deklaruan se zëdhënësi Mousa Ibrahim, ishte kapur në afërsi të qytetit Sirte, njëherazi edhe vendlindja e Gaddafit.
Madje ata theksuan se Mousa ishte i veshur me rroba femrash për të mos u identifikuar. Ndërkaq mbetet ende e paqartë vendndodhja e Gadafit.