BE mendon edhe për Mitrovicën

Ai gjatë takimit me kryetarin e komunës, Avni Kastrati, ka theksuar se Mitrovica është përfituesja më e madhe e projekteve që mbështeten nga BE-ja në Kosovë.
“Jemi shumë të kënaqur që projektet që realizohen këtu janë mirëmbajtur dhe janë treguar të suksesshme”, ka thënë Zhbogar.
Ai ka thënë se këtë vizitë e realizon në kuadër të fushatës “Është koha për Evropë”.
“Mendoj që është koha që Evropa të jetë më shumë e pranishme këtu”, ka thënë Zhbogar.
Ndërsa, kryetari Kastrati, përveç tjerash ka përmendur problemet dhe sfidat në këtë pjesë të Kosovës, ndër të cilat, edhe problemin e lëvizjes së lirë në veri, që është duke vështirësuar jetën e qytetarëve, ndërkohë që si hap pozitiv, ka vlerësuar punën e Zyrës Administrative në Veri dhe bashkëpunimin e ngushtë me stafin e atjeshëm.
Zhbogar ka pasur një takim edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile me ç’rast u njoh nga afër me problemet me të cilat ballafaqohen ata. Ai ka theksuar se për dallim nga Evropa në Kosovë ekziston një energji e fortë pozitive që premton për të ardhmen e këtij vendi. /Kosovapress/