E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltari i Jahjagës nuk flet në emër të saj!

Një deklaratë e Ramush Tahirit për strukturat paralele serbe në veri ka shkaktuar reagime si në Veri ashtu edhe në Jug të Mitrovicës.

Këshilltari politik i Presidentes Atifete Jahjaga thotë se deklarata e tij për strukturat serbe në veri ishte pjesë e një interviste gjysmë-orëshe për një medium serb dhe si e shkëputur që u dha, ka prodhuar efekte të keqkuptimit.

“Asnjëherë nuk flasë në emër të Presidentes. Këtë e bënë zëdhënësi”, ka thënë Tahiri.

“Është mendim i imi dhe është analizë e imja profesionale”.

Më pas, Këshilltari Tahiri ka dhënë shpjegime për deklaratën e tij të mëhershme se nuk ka struktura paralele në Veri dhe se ato janë legjitime.

“Askush askujt nuk mund t’i thotë paralel nëse ajo paralelja është e vetmja. Unë kam thënë se këto struktura janë jokushtetuese, jolegale, dhe joligjore sepse as nuk janë zgjedhur e as nuk punojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Kam thënë se këto struktura duhet të shpërbëhen dhe në ato katër komuna të mbahen zgjedhjet komunale të Kosovës. Kam thënë se për këtë duhet të hapim dialogun me qytetarët atje dhe me përfaqësuesit legjitim të popullit atje. Qëndroj mbrapa këtij qëndrimi dhe ky është mendimi dhe bindja ime”, ka sqaruar Tahiri për “Bota Sot”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›