Daçiq: Nuk u ik përgjegjësive të dialogut

Duke komentuar paralajmërimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, se do ta propozojë atë për kryenegociator të ekipit serb, Daçiq ka thënë se nuk është definuar ende vendimi për vazhdimin e dialogut.
“Edhe në fushatën parazgjedhore, kam thënë se do të marr përgjegjësinë. Por, duhet të dimë se çfarë bisedimesh do të udhëheqim, me çfarë qëllimi dhe a e kanë miratimin e të gjithëve në Qeverinë e Serbisë”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.
Sipas tij, Serbia është e përcaktuar për zgjidhje paqësore të problemeve.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur shtatë marrëveshje në kuadër të dialogut teknik, por zbatimi i tyre ka ngecur.
Së fundmi, janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat për shndërrimin e bisedimeve nga teknike, në politike. /rel/