Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

"Më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve tona dhe emrin tim personal t’iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një diplomati shembullor. Ambasadori Rossin i kontribuoi transformimit të Kosovës në një vend demokratik si përfaqësuesi i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës menjëherë pas luftës, në një periudhë shumë të ndjeshme për popullin tonë dhe më vonë si zëvendësadministrator i misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, ku avokonte fuqizimin e institucioneve të dala nga vota e lirë. Ambasadori Rossin ishte garanci më e mirë e përkushtimit dhe vazhdimësisë së përkrahjes së shtetit juaj për t’i ofruar qytetarëve të Kosovës mundësinë për një jetë në paqe, në liri dhe me dinjitet. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë rolin që ai luajti në dhënien e shpresës dhe për entuziazmin dhe optimizmin që e tregoi për shtetndërtimin e Kosovës, suksesit tonë të përbashkët. Në këto çaste pikëllimi lutjet tona janë me ju dhe me familjen Rossin", thuhet ne telegramin e Jahjages.