Los Angeles shihet nga afer anija kozmike Endeavur
Rezidentët në Los Angeles kanë mundur të shohin nga afër anijen kozmike Endeavur, e cila ka bërë dhe udhëtimin e fundit për në muzeun lokal. Anija kozmike e cila dikur arrinte një shpejtësi prej 28. 160 kilometra në orë, është tërhequr në bulevardin kryesor të Los Angeles, në një udhëtim dy ditor. Anija kozmike me peshë 75 ton ka hyrë në shërbim në vitin 1992, dhe ka kryer 25 udhëtime, si dhe është rrotulluar rreth globit rreth 4.700 herë. Duke zëvendësuar Çallenxher, që u shkatërrua në një aksident në vitin 1986 dhe që vrau 7 austronautë, endavur ishte anija më e re kozmike. Nasa e nxori jashtë shërbimit një vit më parë në mënyrë që të fokusohej në orbitën më të ulët të tokës, si tek asteroidet dh enë planetin mars. Për ta spostuar, nga bulevardi janë hequr semaforë dhe tabela rrugore.