Ngjiti vajzen ne mur denohet me 99 vjet burg
Në Dallas të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Elizabet Eskalona, 23 vjecare është dënuar me burgim të përjetshëm. Ajo ka ngjitur duart e vajzës së saj dy vjecare në mur për ta dënuar. Më pas ajo e ka rrahur vogëlushen barbarisht me shkelma dhe grushte duke bërë që vajza të bjerë në gjendje kome, pas një hemoragjie cerebrale. Gjykatësi i çështjes, Lerri Micëll, është dukur tepër i prekur nga kjo ngjarje kur ka lexuar vendimin. 99 vjet burg, për rrahje barbare të vajzës duke i rrezikuar jetën. Për gjykatën Elizabet Eskalona është thjesht një përbindësh. Avokatja e saj mbrojtëse ka mundur të thotë vetëm se klientja e saj nuk është e keqe. Dhe ka shpjeguar arsyet e krimit duke thënë se nuk kishte pasur një fëmijëri, dhe në këtë mënyrë nuk ka arritur të rritet asnjëherë. 4 fëmijët e gruas aktualisht i janë lënë në kujdes gjyshes nga nëna, e cila më parë kishte kërkuar mëshirën e gjykatës.