SHBA te shtena ne seline elektorale te Obames
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është regjistruar një e shtënë me armë zjarri kundër selisë së përgjithshme në komitetin elektoral demokrat të fushatës për rizgjedhjen e Barak Obamës, në Denver, Kolorado. Plumbi ka goditur një dritare duke thyer xhamin por nuk ka shkaktuar të plagosur. Dhe pse në atë moment në zyrë ishin të pranishëm disa aktivistë. Televizionet amerikane kanë treguar pamjet e xhamit të thyer në një nga dritaret ballore të zyrës. Policia amerikane ndërkohë është duke hetuar regjistrimet e telekamerave të sigurisë dhe po kërkon një automjet që duket pjesërisht në pamjet e regjistruara.