BE mirëpret miratimin e reformës zgjedhore: Sundimi i ligjit, faktor kyç
Tiranë-Komisioni Evropian e mirëpriti miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke përgëzuar mazhorancën dhe opozitën shqiptare për arritjen e një bashkëpunimi konstruktiv.
Zyra e Komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fyle-s lëshoi një deklaratë për shtyp ku thuhet se inkurajon palët që të hedhin hapa të mëtejshëm konstruktiv për afrimin e Shqipërisë me BE-në.
‘Ne e mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor… Si mazhoranca dhe opozita duhet të lavdërohen për punën e mirë të përfunduar dhe për bashkëpunimin konstruktiv në këtë fushë. Arritja e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme përbën një hap shumë të rëndësishëm përpara në përmbushjen e marrëveshjes politike të Nëntorit 2011 dhe drejt përmbushjes së një prioriteti kyç të Opinionit’- thuhet në deklaratën e zotit Fyle.
Sipas zoti Fyle reforma zgjedhore nuk është vetëm prioritet kyc Opinionit por është gjithashtu e domosdoshme në funksion të zgjedhjeve parlamentare 2013-ës.
‘Ne u bëjmë thirrje mazhorancës qeverisesë dhe opozitës për të ndërtuar këtë zhvillim pozitiv dhe të përqafojnë më tej një dialog politik konstruktiv dhe bashkëpunim të plotë në vazhdimin e punës për prioritetet e tjera kyçe të Opiniotnit dhe për të arritur një masë kritike të rezultateve deri në Shtator’- vijon deklarata.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se reforma lidhur me sundimi e ligjit përbën një faktor kyç për të lëvizuar përpara në rrugën e integrimit në BE.
‘Ne i inkurarojmë të gjitha palët të kontribuojnë në përpjekjet e mëtejshme intensive për këtë drejtim dhe të tregojnë qëndrim konstruktiv. Kjo është esenaciale që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së këtë vit’-përfundon deklarata e zoti Fyle.
D.Bilbili/IDEA/