E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka e Ambasadorëve: Kodi një sukses, përfundoni imunitetet

Tiranë- Seanca e sotme në Kuvend për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor u ndoq nga afër nga trojka e ambasadorëve të cilët kanë luajtur një rol të madh në nxitjen e palëve për gjetjen konsensusit për përmbushjen e një prej rekomandimeve më të rëndësishme që BE i ka vënë i kusht Shqipërisë për marrjen statusit kandidat në vjeshtën e këtij viti.

Pas seancës plenare ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha se nuk se e priste që palët ta votonin reformën elektorale teksa bëri apel që e njëjta frymë të mbizotërojë edhe për realizimin e reformave të tjera.

Mendoj bien dakord dhe shumë të zëshëm që imuniteti duhet të hiqet. Le të jemi të ndershëm që nuk është diçka që ka ndodhur brenda natës. Por nuk është një tematikë e re. Se kisha menduar se do ta kishin miratuar reformën zgjedhore. Gjithashtu e kuptoj zotin Dule, Oketa, Mediu dhe të gjithë partitë e vogla sepse e di që ka pasur një diskutim të një mekanizmi kombëtar të korigjimit, por mund të trajtohet në të ardhmen. Të jemi sinqertë nuk e kisha menduar se do ta kalaonin, sepse kam humbur nja dy baste. Edhe me mungesën e besimit nëse mund ta realizonin këtë atëherë mund ta realizojnë edhe tjetrën-tha Arvizu ku me këtë të fundit i referohej heqjes së imunitetit.

Sipas zoti Arvizu ekspertët ndërkombëtarë kanë kontribuar në këtë proces dhe pret që gjatë ditëve të fundit të ketë shumë aktivitet, diskutime, debat publik.

Ndoshta në një sistem ideal mund të nevojitej më shumë kohë. Sot është 19 Korrik dhe koha nga sot deri më 6 Gusht në kohën shqiptare është një përjetësi. Dhe nëse ka vullnet atëherë ata mund të arrijnë heqjen e imunitetit-tha Arvizu.

Zoti Arvizu duke dashur të rezervohet në komente tha se mesa kupton ai draftet që janë dorëzuar për heqjen e imunitetit nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Smendoj se është e shëndetshme për një demokraci që legjislacioni për heqjen e imunitetit të përdoret si kërcënimështë një shqetësim që kam dhe kjo mendoj të adresohet. Aty ka vullnet dhe nëse ka vullnet ka kohë ta bërë-tha Arvizu.

Ambasadori lidhur me akuzat e PS-së ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së po përgjon diplomatët e huaj në Tiranë tha se është në dijeni vetëm të atyre që dëgjon dhe lexon nga media.

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth tha se miratimi i Kodit të ri Zgjedhor pas një procesi gjithëpërfshirës negociatash, përbën një hap të madh për Shqipërinë drejt demokratizimit të mëtejshëm të vendit. ‘Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të asistojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë aktorët e tjerë në zbatimin e legjislacionit zgjedhor”, theksoi Wollfarth.

Sa i takon heqjes së imuniteteve për zyrtarët e lartë zoti Wollfarth apeloi që palët ta përmbyllin me 6 Gusht pasi sipas tij mbeten një pengesë madhore për hetimin e rasteve të mundshme të korrupsionit. ‘Pas shumë vite diskutimesh, tani duket se është koha e duhur për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të hequr imunitetin që gëzojnë këta zyrtarë. Në fakt, aktorët politikë kryesorë dhe faktorët e interesuar duket se janë dakord. Nënshtrimi ndaj Kushtetutës dhe ligjit është i rëndësishëm për të gjithë, duke përfshirë edhe zyrtarët, dhe për këtë arsye nuk duhet të ekzistojë asnjë lloj pandëshkueshmërie kur ka shkelje të ligjit’,- tha Wollfarth.

Ndërkaq në prononcimin e tij për mediat ambasadori i BE-së, Ettore Sequi tha se për arritjen e reformës zgjedhore duhet të përgëzohet të dyja palët pasi sipas tij vullneti politik sishte i lehtë për tu arritur. Duke vlerësuar se heqja e imuniteteve dhe reforma e rregullores janë shumë të rëndësishme të arrihen për marrjen e satusit kandidat në BE këtë vjeshtë.

Dy palët kanë dëshmuar gadishmëri dhe nivel të lartë kompromisi, dhe vullnet politik që sishte i thjeshtë për tu arritur. Dhe rezultati i ditës së sotme është shumë i rëndësishëm sipas meje qoftë për integrimin por edhe për progres raportin. Mendoj se duhet të bazohemi tek arritjet e ditës së sotme që të jemi të suksesshëm për sfidat e së ardhmës. Kemi refomën e rregullave parlamentare që është pjesë e marrëveshjes së Nëntorit që është një ndër pikat e arritjes në Nëntor që sështë trajtuar ende dhe kemi edhe imunitetet, në përputhje me standartet evropiane. Janë shumë të rëndësishme për në BE, janë edhe emergjente. Mendoj dhe besoj se ky vullnet politik që s’ishte i lehtë për tu arritur ditën e sotme do të vazhdojë të udhëheqë partitë politike në sfidat në vijim’-tha Sequi.

Kodi i ri Zgjedhor u votua sot në Kuvend me 127 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, me partitë e mëdha që e përshëndetën si një arritje të madhe por me të vegjlit e pakënaqur pasi kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga  PD dhe PS edhe pse dy partitë më të mëdha në vend firmosen marrëveshjen e inicuar nga partitë e vogla.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›