Debati me ministrin e Mbrojtjes, Imamin: Zbardhet seanca sekrete në Kuvend

IMAMI DHE LLESHI DJE NE KOMISIONIN E SIGURISE
Përgjimet, gazeta publikon të plota dy orët e bisedës me dyer të mbyllura mes deputetëve dhe ministrit të Mbrojtjes.
Gjoni: Nuk duam sekrete, por buxhetin e SHIU. Imami: Jap garanci, ska përgjime e trafik armësh.
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka zhvilluar dje seancën dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i cili raportoi lidhur me akuzat e opozitës për trafikun e armëve dhe përgjimet. Që në fillim të mbledhjes, ministri i Mbrojtjes kërkoi nga kryetari i Komisionit, Leonard Demi, që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave, pasi informacioni që do të paraqitej për deputetët e Komisionit të Sigurisë ishte konfidencial dhe, si i tillë, nuk mund të bëhej publik. Gazeta Panorama ka arritur të sigurojë debatin e plotë të zhvilluar në ambientet e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ku u debatuan për rreth tri orë për akuzat e opozitës për përgjimet. Panorama ofron sot për lexuesit debatin ekskluziv dhe që pas një defekti në aparaturat e regjistrimit të Kuvendit, nuk është mundur të sigurohej një kopje për konsum të brendshëm edhe nga vetë stafi i Komisionit të Sigurisë.
Akuzat
Pas largimit të mediave nga salla e Komisionit, ministri Imami i ka sqaruar anëtarët e Komisionit të Sigurisë se nuk ka përgjime nga Shërbimi Informativ Ushtarak. Për ministrin, ushtria nuk ka kapacitetet e nevojshme për të realizuar përgjime. Jap garanci të plotë. Nuk ka as përgjime, sepse nuk ka Shërbimi Informativ Ushtarak kapacitet, aq më shumë për të përgjuar opozitën. Nuk përgjohen diplomatët, se nuk është Traktati i Varshavës, dhe për këtë ju siguroj, deklaroi ministri i Mbrojtjes. Imami ka kërkuar që dy deputetë të certifikohen dhe të kërkojnë informacion pranë Shërbimit Informativ Ushtarak, që sipas ministrit, nuk është në varësi të tij, por është një shërbim inteligjent, pjesë e NATO-s. Ministri pohoi se deputetët nuk mund ta kontrollojnë SHIU-n, pasi puna e tij është sekrete. Por, për nënkryetarin e Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, PS-ja nuk kërkon sekretet, por të kontrollojë buxhetin e SHIU-t dhe kuadrin ligjore mbi të cilin ka vepruar. Ndërkaq, deputeti Fatos Hoxha ka kujtuar rastin e kontrollit ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror dhe faktin që i është kërkuar nga kryetari i saj, Bahri Shaqiri, që disa deputetë të certifikohen dhe të njihen me materialet sekrete. Ndërkaq, Gjoni ka hedhur dyshime se ish-drejtori SHIU-t, Ylli Zyla, është ende në detyrë dhe firmos dokumentacion. Sipas Gjonit, Zyla nuk duhet të këtë akses në informacione deri në sqarimin e kësaj çështjeje. Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Komisionit theksoi se Ministria do të njoftohet me një shkresë të dytë për orarin dhe takimin që do të ketë nga grupet e mbikëqyrjes së Komisionit të Sigurisë.
PATOZI
Anëtari i Komisionit të Sigurisë, njëherësh nënkryetar i PD-së, Astrit Patozi, debatoi dje ashpër me anëtarët e opozitës lidhur me legjitimitetin e kërkesës së miratuar nga Komisioni i Sigurisë për të mbikëqyrur punën e Ministrisë së Mbrojtjes. Për gjithçka, çdo dyshim, çdo interes që ju keni, do të ketë një përgjigje institucionale. Kudo që ju doni të rrëmoni, i keni dyert të hapura. Duhet ta bëni në mënyrë institucionale. Ky komision nuk jua heq të drejtën e dyshimit, por duhet ta bëni në rrugë institucionale. Duhet të shkojmë bashkë, dhe jo në mënyrë të njëanshme. Ju kërkoni Watergate, tha Patozi.
Imami: Deputetët të mos u thonë as grave për SHIU-n
Ministri kërkon një grup të besuar ligjvënësish për kontroll
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pas debatit në Komisionin e Sigurisë me deputetët e opozitës, i ka mohuar kategorikisht para mediave përgjimet ndaj diplomatëve dhe deputetëve nga Shërbimi Informativ Ushtarak. Për Imamin, deputetët e opozitës, për të mbikëqyrur shërbimin inteligjent të Ushtrisë, më parë duhet të certifikohen dhe të garantojnë sekretin shtetëror. Sipas tij, deputetët e opozitës nuk duhet informojnë për ato që do të mësojnë te SHIU as kryetarët e partive dhe as bashkëshortet e tyre. Lidhur me përgjimin, ju them se nuk ka gjëra të tilla, por për çdo element që është i lidhur me konfidencialitetin dhe sekretin, sikurse e thashë edhe në Parlament, ua përmenda edhe sot zotërinjve të nderuar të këtij Komisioni. Duhet të ngrihet një nënkomision me tre apo katër njerëz të besueshëm të grupeve parlamentare që të betohen për sekretin së pari, dhe kur të dalin nga ai Komision, të dalin me një deklaratë të përbashkët dhe të mos informojnë as kryetarët e partive se çfarë kanë parë, as gratë e tyre, por të thonë ka apo nuk ka përgjime. Unë jam i interesuar në këtë moment më tepër se kushdo tjetër për këtë lloj kontrolli. Të ngrihet ky komision i mbështetur në ligj, drafti është gati, dhe të hyhet menjëherë e të vërtetohet gjithçka. Ne nuk punojmë në këtë drejtim. Ne punojmë kundër terrorizmit, ne punojmë së bashku me shërbimet e tjera dhe me ushtri të tjera të NATO-s. Duhet mbajtur në mendje që shërbimi i inteligjencës ushtarake është një nga shërbimet partnere të vendeve të NATO-s. Nga ana tjetër, dua të nënvizoj që provokimi që janë përgjuar edhe diplomatë nuk shkon. Nuk jemi në kohën e Traktatit të Varshavës që të përgjohen diplomatët e vendeve të Perëndimit. Kjo është një çështje e së shkuarës, por edhe kjo tullumbace e dytë shumë shpejt do të plasë, deklaroi Imami.
Kreu i Komisionit Demi: Gati drafti për kontrollet
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi, deklaroi dje se kontrolli në Ministrinë e Mbrojtjes do të realizohet kur të miratohet drafti i paraqitur nga OSBE-ja për kontrollin e shërbimeve inteligjente. Ne kemi bërë një draft se si kontrollohen me procedurë, dhe këtë draft ia kemi paraqitur kryetares së Kuvendit për diskutim. Kur të miratohet drafti, ne do të vemi për të kontrolluar apo për të mbikëqyrur institucionin, siç e kanë të gjitha vendet. Drafti është hartuar nga ekspertë perëndimorë me mbështetjen e OSBE-së dhe, kur ta miratojë kryetarja, do të fillojmë procedurën, tha Demi.
DEBATI PA MEDIAN NE KOMISION

Dje gjatë mbledhjes
Leonard Demi: Ky Komision asn