E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mision diplomatik ne Libi

Bashkimi Europian do të ketë misionin e vet diplomatik në Libi, por jo në Tripoli, por në qytetin e kryengritësve të regjimit të Gadaffit, Bengazi. Shefja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton mbërriti në Bengazi dhe zhvilloi takime me liderët e lëvizjes anti-Gadaffi.

“Është nder për mua të takoj ata të cilët po luftojnë për demokraci dhe të ardhme më të mirë në Libi”, thuhet në komunikatën që e ka bërë publike zyra e saj në Bruksel. Ndërsa hapjen e zyrës, ajo e cilësoi një shenjë të qartë të përkushtimit ndaj popullit të Libisë. “BE kalon nga fjalët në vepra” tha Ashton.

Mustafa Abdel Jalil, President i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit u tha reporterëve se është duke punuar për krijimin e një lidershipi libian që të përfaqësojë pritshmërinë e komunitetit ndërkombëtar dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

"Ne presim nga Bashkimi Europian të na ndihmojë të krijojmë siguri në kufijtë tanë jugorë, kjo do jetë në përfitimin tonë por edhe të Europës”, tha Abdel Jalil duke iu referuar emigrantëve që e përdorin Libinë si një portë për të hyrë ilegalisht në vendet e BE-së. nga ana e saj, Ashton ka ofruar mbështetje për adminisratën e sapokrijuar të kryengritjes kundër kolonel Gadaffit.

Deri më tani,  zyrtarë e vetëm të lartë që kanë vizituar Bengazin, janë ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski dhe senatori amerikan, John Mccain. Gjatë qëndrimit të shkurtër, Ashton pritet të bisedojë me Presidentin e Këshillit Kombëtar libian, Mustafa Abdelxhalilin, ndërsa më pas do ta inagurojë zyren e BE-së, në një nga hotelet e Bengazit.
 

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›