Gare e forte per kreun e ri te FMN-se

Rritet rivaliteti për kreun e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas dorëheqjes së ish-drejtuesit të saj, Dominique Strauss-Kahn, që përballet në gjyq me akuzat për abuzime seksuale. Ndërsa Europa kishte njoftuar më herët dëshirën e saj për ta pasur sërish postin e kreut të FMN-në, nëpërmjet kancelares gjemane, Angela Merkel, tashmë në garë hyjnë Afrika e Jugut dhe Australia.
Sipas përfaqësuesve të tyre, drejtuesi i ardhshëm ekzekutiv i FMN-së, duhet të caktohet në bazë të meritës dhe jo të kombësisë. Dy shtetet thonë se sistemi aktual i caktimit të detyrës vë në dyshim legjitimitetin e FMN-së. Në fakt, FMN ka qenë perherë e drejtuar nga europianët, dhe kandidaturë e fortë mbetet ajo e mbështetur edhe nga britanikët, e ministres franceze të Ekonomisë, Christine Lagarde.
Ky fakt është kundërshtuar përmes një deklarate të përbashkët nga drejtori i Thesarit të Australisë, dhe nga Ministri i Financave të Afrikës së Jugut. Dyshja përfaqëson dy shtet që bashkëkryesojnë grupin e punës së reformave në FMN të G20-ës. Ekonomitë në zhvillim kanë apeluar prej kohësh për t’i dhënë fund sundimit europian në postet drejtuese të FMN-së.
Kjo mund të përbëjë një problem dhe të rrisë debatet, edhe pse mbështetja është rritur në shumë shtete europiane për franceze Lagarde. Konkurrentë të tjerë mund të konsiderohen edhe ish-ministri gjerman i Finanacve, Per Shtejnbruk, apo dhe ish-kreun e Bundesbank, Aksel Veber. Strauss-Kahn eshtë francezi i katërt që ka mbajtur postin më të lartë në FMN.
Juli Prifti