Buzeqesh Bajerni dhe Reali Roben e Kaka rikthehen ne 2011-en

Roben eshte demtuar para se te fillonte Boterori. Kaka pritet te rikthehet ne janar
Fillimi i vitit te ri 2011 do tu riktheje te gjithe futbolldashesve ne mbare boten dy lojtare qe gjithmone kane lene shenje ne katerkendeshin e blerte. Behet fjale per Robenin dhe Kakane. I pari qe pas demtimit ne Boteror u aktivizua nga Holanda edhe pse ishte i vrare mendohet qe te riluaje per Bajernin ne fillim te shkurtit. Ndersa per sa i perket brazilianit mendohet se mund te rikthehet nje muaj me pare pra ne fillim te janarit.
Roben
Mesfushori i krahut te djathte i Bajernit ka qene vjet protagonist absolut tek bavarezet. Me golat e tij skuadra e Van Galit arriti deri ne finale te Liges se Kampioneve. Nderkohe qe me pare ia kishte dale te risillte ne Bavari dy trofe Kupen e Gjermanise dhe Bundesligen kampionati gjerman. Por kete vit skuadra Bajernit po has veshtiresi pasi ndodhet ne vendin e gjashte ne klasifikim plot 12 pike larg te pareve te klases Borusias se Dortmundit. Per te mbyllur kete humnere Van Galit i duhet ne skuader pikerisht Robeni qe me sa duket do te filloje te luaje jo me pare se muaji shkurt. Nje gje te tille e ka thene tri dite me pare vete doktori i klubit bavarez Hans-Vilhelm Myler-Vohlfahrt. Ajo cka eshte e sigurt eshte se do te kaloje kohe para se ai ti kthehet fushes se blerte. Rikthimi i tij ne fushe do te jete paksa i vonuar ishte parashikuar ne janar. Ne do ta kontrollojme ate ne menyre te rregullt. Keto kontrolle do te ndodhin shume here ne jave - u shpreh mjeku bavarez. Pas kontrollit qe i beri lojtarit mjeku pohoi se vrima ne muskul po mbyllet ngadale por bindshem. Nje gje e tille do te zgjase gjate dhe gjithsesi do te ngelet nje pjese e vogel e vrimes ajo nuk do te mund te mbyllet asnjehere teresisht. Pra pas fjaleve te mjekut kuptohet se demtimi mund ta pengoje Robenin ne vrapim. Numri 10 i Bajernit mund te mos vrapoje kurre aq shpejt sa cvraponte me pare. Gjithsesi ne fund te fjales se tij Hans-Vilhelm Myler-Vohlfahrt shprehet optimist per gjendjen e lojtarit E dinim qe ne fillim se do te na duhej shume durim dhe tani po ecim perpara. Deri me tani lajmi me i mire per bavarezet eshte se lojtari ne fjale ka filluar qe te vrapoje. Rreth ketij fakti Hans-Vilhelm Myler-Vohlfahrt u shpeh se vrapi qe po ben numri dhjete nuk eshte stervitje. Sipas mjekut holandezi tani thjesht ka filluar fazen e pare pra fazen fillestare te terapise qe do ta risjelle edhe nje here ne fushat e lojes.
Kaka
Lojtari qe i kushtoi Realit plot 65 milione euro veren e kaluar pritet qe te riveshe fanellen e bardhe shume shpejt. Ndryshe nga demtimi i Robenit braziliani i Realit Riki Kaka mendohet qe te luaje qe ne fillim te janarit. Vetem tri dite me pare mbi kartelen mjekesore me emrin Kaka u mblodhen nje grup mjekesh qe per tri ore biseduan mbi gjendjen e numrit tete te Realit. Ne kete tavoline ishte i pranishem Mark Martens kirurgu belg qe e operoi dhe Turibio Leite doktori brazilian qe ndjek Kakane prej nje jete qe kur futbollisti rrezikoi te paralizohej pas aksidentit qe pesoi ne pishine. Pas kesaj mbledhjeje ky i fundit tha Shume shpejt Kaka do te jete lojtari me i mire ne Bote. Nderkaq edhe trajneri Hoze Murinjo ka lene te kuptoje se e pret krahehapur yllin brazilian. E kam perseritur me mijera here Kaka do te jete blerja jone e madhe ne janar. Ndersa te tjeret do te hyjne ne merkato ne do te rikemi nje kampion. Kakane mezi e presin edhe shoket e skuadres duke filluar nga Kristiano Ronaldo. E presin dhe e mbeshtesin ne kete periudhe te gjate e te merzitshme ne 103 ditet e fundit Riki eshte pare vetem dy here ne qendren stervitore te Valdedebasit. Kaka eshte per bukuri - deklaroi per te perditshmen sportive spanjolle Marca Turibio Leite mjeku qe ndjek shendetin e brazilianit qysh ne kohen kur ky i fundit u aksidentua ne pishine dhe rrezikoi paralizen. - Sapo ka filluar faza e fundit e riaftesimit dhe nuk kemi asnje dyshim do te rikthehet per te qene serish nje nga futbollistet me te mire ne bote. Tashme po kerkon ekuilibrin muskulor per tu rikthyer ne nivelin e vitit 2007. I transferuar ne Madrid nga Milani ne veren e vitit 2009 28-vjecari ne sezonin e shkuar u ndal dy here per shkak te problemeve ne pulpe dhe u detyrua te qendroje rreth tre muaj larg fushes se lojes. Me pas Boterori pushimet rikthimi me gjurin e demtuar operacioni dhe sherimi i ngadalte. Riki rinis nga zeroja me nje deshire te madhe.