E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, në krye të axhendës së çdo force politike

Zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti sot në takim një grup gazetarësh gjermanë nga mediat më prestigjoze gjermane të cilët ndodhen në një tur informativ në vendin tonë. Gjatë bashkëbisedimit kreu i ministrisë së Jashtme vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ndërsa njohu gazetarët me zhvillimet në Shqipëri.

Sfida kryesore e Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Europian,tha Haxhinasto, një objektiv ky që qëndron në krye të axhendës së çdo force politike në vend.

Gjermania është një kontributor i rëndësishëm i proceseve të integrimit të Shqipërisë dhe një mbështetës integrimit të mëtejshëm të saj. Unë kam kënaqësinë e vecantë që jeni juve këtu dhe uroj që ky turi juaj të jetë sa më informativ me qëllim që Shqipëria të paraqitet në Gjermani ashtu siç e meriton, me të gjithë bukurinë saj natyrore dhe shpirtërore, por edhe me dëshirat dhe objektivat e saj të mëdha për të qenë një nga anëtarët e Bashkimit Europian- theksoi ministri i Jashtëm.

Gazetarët gjermanë do të vijojnë takimet me autoritetet më të larta të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale, me përfaqësues të shoqërisë civile, të medias vendase, etj. Gjatë qëndrimit të tyre, ata do të vizitojnë pikat turistike dhe arkeologjike në Durrës, Berat, Sarandë dhe do të priten nga bashkiakët e këtyre qyteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›