E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazh, bie mbështetja për Al Kaedën

Flamuri i Al Kaedës (foto Wikipedia)

Rezultati i sondazhit PewResearchCenter

Një sondazh i publikuar sot tregon se bota myslimane, një vit pas vrasjes së Osama bin Ladenit, ka një opinion më të keq për Al Kaedën.

Shumica e myslimanëve në disa vendet të Lindjes së Mesme dhe Afrikës kanë pikëpamje negative për rrjetin terrorist të kësaj organizate.

71% deri në 98% e myslimanëve të pyetur në Egjipt, Jordani, Turqi dhe Lebanon nuk e pëlqejnë Al Kaedën.

Ndërsa rreth 55% kanë opinion negativ për grupin terrorist kurse vetëm 13% e shohin në mënyrë të favorshme.

Popullsia e Egjipt vazhdon të ketë më shumë simpati për grupin, pasi 21% e popullsisë e mbështesin atë. /CNN/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›