India vërteton sulmet pakistanezë në Bombei
Nju Delhi - Autoritetet indiane i kanë dorëzuar Pakistanit prova që vërtetojnë përfshirjen e militantëve pakistanezë në sulmet e nëntorit në Bombei. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Indisë, bëhet e ditur se në dokumentacionin e dërguar atoriteteve pakistaneze, përfshihen hollësi nga hetimi i personit të vetëm të armatosur që mbijetoi, biseda mes sulmuesve dhe atyre që vlerësohet të ishin organizatorët e tyre, si dhe të dhëna të tjera të nxjerra nga telefonat satelitore.
Ndërkohë, India pret që Pakistani të nisë menjëherë hetimet.
Në sulmet në Bombei u vranë mbi 170 persona.
Ndërkohë, India pret që Pakistani të nisë menjëherë hetimet.
Në sulmet në Bombei u vranë mbi 170 persona.