E Diel, 1 Nëntor 2026

Shantazhet e Qeverisë e fusin Kuvendin në krizë

Deputetë të opozitës dhe monitorues të Kuvendit të Kosovës kanë thënë se biseda telefonike e përgjuar mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është argument shtesë që konfirmon se agjenda e Kuvendit diktohet nga Qeveria. Sipas tyre, këtu anashkalohet pozicioni i kryetarit të Kuvendit në përgatitjen e agjendës, nga shefi i Qeverisë dhe ai i Grupit parlamentar të PDK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje” dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kuvendi gjithnjë ka shërbyer për Qeverinë siç e ka quajtur ai “trampolinë e projekteve të pushtetit”.

Ndërsa për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka nevojë që nga bisedat telefonike të zyrtarëve të PDK-së të kuptohet që Ekzekutivi e cakton agjendën e Legjislativit.

Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës nga IDK-ja, Driton Selmanaj, ka thënë se telefonatat paraqesin dëshminë e radhës se në Kosovë, Kuvendi është në krizë identiteti dhe i nënshtruar ndaj tendencave abuzuese nga ana e Qeverisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›