E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE paralajmëron të tjera sanksione ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervelle tha në një takim me homologët e tij të Bashkimit Europian se sanksione të tjera janë të nevojshme për të bindur Iranin që të bashkëpunojë rreth programit të tij bërthamor.

“Sanksionet janë të nevojshme dhe ato duhet të ndërmerren shpejt”, tha Vestervele.

“Nuk mund të shoh, nëse ka vërtetë vullnet konstruktiv nga ana e Iranit për bisedime thelbësore”, tha Vestervele.

Ministri i Jashtëm francez Lorent Fabius tha se sanksionet e reja do të vënë në shënjestër “aspektet financiare, komerciale dhe ato të naftës”.

Ndërsa, Vestervele nuk ka dhënë një kornizë të saktë kohore për sanksionet e reja, por ka thënë se ne “po flasim për javët e ardhshme”.

Shumë vende, veçanërisht ato perëndimore, janë të frustruara me atë që e perceptojnë si ngurrim të Teheranit për të lejuar verifikimin ndërkombëtar, se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, siç pretendon qeveria iraniane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›