EULEX dhe 2 vite në Kosovë, Marnjak përshëndet vendimin e Kuvendit

Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnjak, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjatjen e mandatit të EULEX në Kosovë.
“Votimi i sotëm në Kuvend është një tregues i fuqishëm i vendosmërisë së Kosovës për të përmirësuar sundimin e ligjit, ndërsa misioni që unë kryesoj, do të vazhdojë përkrahjen e tij në këtë proces. EULEX-i pret të vazhdojë bashkëpunimin e tij të mirë me institucionet kosovare për sundimin e ligjit”, ka thënë de Marnjak.
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot marrëveshjen për vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2014, ndërsa kundër këtij vendimi është deklaruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje.