E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyllja e pavarësisë së Kosovës, Rikeer të hënën në Kosovë

Përmbyllja e pavarësisë së Kosovës do ta gjejë Zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit, Filip Riker në Prishtinë, ku do të ketë një sërë takimesh me udhëheqësit e lartë politik të Kosovës, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Zyrtari i lartë amerikan, që vjen në Prishtinë, në ditën kur zyrtarisht Grupi Drejtues Ndërkombëtar pritet të përfundojë mbikëqyrjen ndërkombëtare ndaj pavarësisë, do të takojë së pari kryeminsitrin Hashim Thaçi e më pas edhe presidenten Atifete Jahjaga.

Riker ka vizituar Kosovën edhe në fillim të këtij viti, ndërsa në deklarimet e tij publike, i ka bërë thirrje vazhdimisht Serbisë që ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›