E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta në selinë e PD-së, DASH: Evitoni vendin e protestave dhe kujdes incidentet në qytet!

Protesta e dhunshme e zhvilluar ditën e shtunë nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, duket se ka shqetësuar autoritetet amerikane. Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit, me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo i njofton qytetarët që të evitojnë zonën ku është zhvilluar protesta si dhe të qëndrojnë të vemendshëm për tubime të tjera të mundshme që mund të regjistrohen në zona të tjera të qytetit.  “Protesta në selinë e Partisë Demokratike ka përshkallëzuar në dhunë, ku kanë ndodhur disa incidente, përplasje fizike apo dhe përdorimin e gazit lotsjellës. Duhet të shmangni zonën përreth selisë dhe të qëndroni në gatishmëri për të evituar tubime të tjera që mund të regjistrohen në zona periferike” shkruhet në postim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›