E Enjte, 5 Nëntor 2026

Selia e PD, “skenë krimi”, Policia nuk lejon hyrjen e gazetarëve!

PD shpërndau një njoftim sipas të cilit kreu i partisë Lulzim Basha, priste mediat në zyrën e tij, por kjo gjë nuk është lejuar nga policia. Sipas saj selia e PD është një “skenë krimi”, ku do të mblidhen provat.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i kërkoi policisë të lejonte hyrjen e gazetarëve. “Lejoni të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha”, tha Bardhi. Sipas tij ngjarja ka ndodhur në bashkpunim mes Berishës dhe kryeministrit socialist Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›