BE përdor interesin e aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën, 1.4 miliardë euro në dispozicion

Bashkimi Evropian do të përdorë interesin e krijuar nga asetet e ngrira ruse, me vlerë 1.4 miliardë euro, për të financuar Ukrainën, njoftoi të mërkurën (5 gusht).
Sipas Komisionit Evropian, këto fonde vijnë nga interesi mbi bilancet e parave të gatshme, pjesë e aseteve të Bankës Qendrore ruse, të cilat janë ngrirë nga BE-ja pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar. Dhe ne po përdorim të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të siguruar që ta bëjë këtë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian po vë në dispozicion të Ukrainës edhe 1.4 miliardë euro të tjera nga kjo shumë, të cilat do të mbështesin rezistencën e vendit ndaj luftës së Rusisë.
“Po i vëmë në dispozicion Ukrainës edhe 1.4 miliardë euro të tjera nga kjo shumë. Kjo do të mbështesë rezistencën e vazhdueshme të Ukrainës kundër luftës së paligjshme të Rusisë”, u shpreh von der Leyen.
/rtsh.al/