BE përgatit raportin e nëntorit për Kosovën
BRUKSEL- Bashkimi Europian do të diskutojë në nëntor në lidhje me përparimin e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ndodhet në Bruksel dhe së bashku me një delegacion kosovar po zhvillon takime me Komisionin Europian. Qëllimi i takimit është njoftimi me përmbajtjen e Raportit të Progresit, i cili publikohet çdo vit në nëntor nga Komisioni Evropian. Raporti i Progresit vlerëson zhvillimet politike, ekonomike dhe respektimin e standardeve evropiane nga Kosova. Raporti ka një rëndësi të veçantë për procesin e ecjes së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian.
(s.g/BalkanWeb)