E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Kosova e pavarur, suksesi i ndërkombëtarëve

 

FIUGGI-Në takim vjetor të Akademisë për Paqe që po mbahet ne Fiuggi të Italisë, Kryeministri i Republikës se Kosovës Hashim Thaçi në prezantimin e tij ndër të tjera theksoi se, Kosova është një tregim i suksesshëm për bashkësinë ndërkombëtare. “Kosova si shtet i pavarur dhe demokratik është një vend i hapur, prandaj edhe ndikohet nga zhvillimet globale. Ne kuadër te trendëve globale, Kosova me hapa te sigurte është duke ecur drejt integrimit ne BE dhe në NATO”, tha ndër të tjera Thaçi.

Në kuadër të takimeve bilaterale, Kryeministri Thaçi është takuar me Princin Turki Al Faisal Al Saud (Kryesues i Qendrës së Mbretit Faisal për Studime Islamike) të Arabisë Saudite, me ish-presidentin rumun z. Ion Iliescu dhe ish-kryeministrin rumun z. Adrian Nastase, si dhe me përfaqësuesit e Republikës Demokratike të Kongos, Jordanisë, Pakistanit dhe të Guinesë.

Në të gjitha këto takime, kryeministri Thaçi ka prezantuar arritjet e deritanishme të Kosovës në zhvillimet e brendshme dhe ndërkombëtare. Ai ka theksuar domosdoshmërinë e njohjes se pavarësisë së Kosovës nga shtetet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tille. “Njohja e shtetit të pavarur të Kosovës i kontribuon paqës dhe stabilitet në rajon”, shprehu kryeministri Thaçi.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›