Rosin: NATO ne Kosovë, sa kohë të jetë e nevojshme
PRISHTINE- “NATO do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kosovë, sa kohë që kjo do të jetë e nevojshme”. "Paqja dhe stabiliteti në Kosovë është faktor i rëndësishëm për tërë rajonin, prandaj KFOR i do të jetë këtu, me qëllim që të sigurojë një mjedis paqësor dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës", tha zëvendësasistent i Sekretarit të Përgjithshëm për operacione të NATO, Lari Rosin. Ai zhvilloi dje pasdite një takim me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu. Gjatë takimit presidenti Sejdiu falënderoi Rosin për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë gjatë shërbimit të tij në Kosovë si zëvëndësshef i UNMIK ut.
(s.g/BalkanWeb)