BE pershendet paktin Kosove-Serbi

Përveç temës tepër të nxehtë të Sirisë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian debatojnë sot edhe mbi Serbinë dhe Kosovën, pas rezultateteve të arritura në dialogun e fundit të Brukselit.
“Pikë së pari jam shumë e lumtur që u arritën marrëveshjet. E di që ka qenë jazhtëzakonisht e vështirë që kjo të bëhej, për Boris Tadiç dhe kryeministrin Thaçi, por ata treguan trimëri dhe lidership dhe unë iu shpreh respektin tim. Këto marrëveshje mundësojnë që të dyja vendet të lëvizin përpara”, ka deklaruar Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e BE.
“Serbia i ka përmbushkur kushtet për statusin kandidat. Por më lini të them se marrëveshja e Jam shumë e lumtur që u arritën marrëveshjet. Tadiç dhe Thaçi treguan trimëri dhe lidership dhe unë iu shpreh respektin tim. Këto marrëveshje mundësojnë që të dyja vendet të lëvizin përpara
Catherine Ashton
Shefe e Politikës së Jashtme të BE arritur javën e kaluar shtron gjithashtu rrugën për marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Europian. Dhe kjo ka një rëndësi të stërmadhe për Kosovën, nëse një gjë e tillë ndodh”, ka thënë Carl Bildt, ministër i Jashtëm i Suedisë.
Ministrat pritet të dalin me konkluzione mbi statusin kandidat për Serbinë dhe studimin e fizibilitetit për Kosovën.
“Shpresoj se do të jetë e mundur t’i jepet statusi kandidat Serbisë, në këshillin e sotëm dhe të nesërm, por edhe në fund të javës në samitin europian. Jam i sigurtë se marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit ishte e mirë dhe sot do të mbroj dhënien e statusit kandidat për Serbinë”, ka thënë Didier Reynders, ministër i Jashtëm i Belgjikës.
“Do të shohim dhe do ta diskutojmë sot, por duke patur parasysh çfarë kanë thënë kolegët ditët dhe javët e fundit, mendoj se mund t’ia arrijmë qëllimit”, është shprehur më tej Michael Spindelegger, ministër i Jashtëm i Austrisë.
Pas shqyrtimit nga Këshilli i ministrave të Jashtëm, kandidatura e Serbisë do të debatohet të martën edhe në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, para vendimit përfundimtar gjatë samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në fundjavë. Bisedimet Kosovë-Serbi
Clinton: Kosova më afër Europës
Tadiç: Marrëveshja, fitore për Serbinë
Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi