E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet Oskar, “The Artist” më i miri

Regjizori më i mirë i mbrëmjes gala u shpall regjisori i “The Artist”, Mishel Hazanavikius, ndërsa aktori francez i të njëjtit film, Jean Duzhardin, u shpall aktori më i mirë. Gjithashtu filmi i Hazanavikius ka marrë edhe çmimin e kostumografisë.

Një film konkurrent i “The Artist” ishte filmi i Martin Skorceses “Hugo Kabret”, i cili fitoi 5 çmime Oskar të nivelit të dytë, pra ishin çmime teknike.

Aktori i njohur 82-vjeçar, Kristofer Plumer, është aktori i parë kaq i vjetër që kurorëzohet  me çmimin e aktorit më të mirë jo protagonist në filmin “Begginers”.

Në këtë ceremoni u rikthye pas gati 20 vjetësh Meril Strip, e cila fitoi çmimin si aktorja më e mirë në filmin “The Iron Lady”, ky ish-ylli i Hollivudit interpreton në rolin e  Margaret Theçerit.

Filmi më i mirë: Aktori më i mirë: Jean DujardinKostumografia: “The Artist”

“The Iron Lady”

“The Help”

Aktori më i mirë joprotagonist: Kristopher Plumer Filmi më i mirë i huaj:
Filmi më i mirë i animuar: Efektet vizuale: “Hugo”

/Start/E. Gorica/

                                                                                             2012-02-27 11:05
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›