BE përshëndet parlamentin grek për miratimin e paketës së kursimeve
BRUKSEL- BE përshëndeti miratimin nga parlamenti grek të paketës së kursimeve të qeverisë në Athinë.
“Kështu vendi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të domosdoshëm të buxhetit dhe reformave ekonomike”,- deklaruan në Bruksel presidenti i Komisionit të Bashkimit Europian Jose Manuel Barroso dhe presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy.
"Përfaqësuesit e popullit grek kanë përmbushur përgjegjësinë e tyre kombëtare",- deklaruan Barroso dhe Van Rompuy.
Edhe qeveria gjermane e përshëndeti miratimin e paketës së kursimeve në Athinë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)