Skandal seksual te Meksika, perjashtohen 8 futbolliste
MEKSIKË- Vetëm pak ditë nga debutimi në Coppa America kundër Kilit, skuadra e Meksikës është përfshirë nga një skandal seksual, që ka patur protagonistë 8 futbollistë. Ata janë përjashtuar që të gjithë nga trajneri Luis Fernandez Tena, që e ka përgjysmuar ekipin.
Ndërkohë edhe Federata bëri të ditur se i ka pezulluar ata për 6 muaj, duke i gjobitur edhe me 4200 dollarë secilin. Zbulimi i skandalit ka qenë vërtet i çuditshëm. Prostitutat e kontaktuara nga futbollistët para miqësores me Ekuadorin kanë rezultuar hajdute dhe lojtarët meksikanë kanë bërë denoncim. Imazhet e telekamerave të hotelit, ku qëndronte Meksika, kanë zbuluar festën me drita të kuqe të lojtarëve, të cilët janë shfaqur në shoqëri të femrave të paregjistruara në recepsion.
Futbollistëve meksikanë u janë vjedhur para të thata, orë, kompjutera portativë dhe veshje, ndërsa veç kësaj, janë përjashtuar dhe nga kombëtarja. Lojtarët e përjashtuar janë Marko Fabian, Havier Kortes, Izrael Himenez, Nestor Kalderon, David Kabrera, Nestor Vicente Vidrio, Horfe Daniel Hernandez dhe Xhonatan Dos Santos, vëllai i Xhovani Dos Santos.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)