E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sulmohet deputeti i PASOK Athanasiadhis

ATHINE- Deputeti socialist, Aleksandros Athanasiadhis u vu sot në shënjestër të protestuesve, të cilët e qëlluan me sende të forta në kokë. Incidenti ndodhi kur deputeti dilte nga Parlamenti ku kishte votuar pro Planit Afatmesëm të masave antikrizë.

Ky deputet më parë kishte deklaruar se nuk e mbështestë planin, por në minutat e fundit ndërroi mendje dhe dha votën e tij pro.
Vetë deputeti Athanasiadis tha për TV Mega: “Më goditën me karrige dhe më hodhën edhe ujë. Më bllokuan për një farë kohe edhe duke më sharë, por gjithçka kaloi. Duhet dekurajuar e keqja. Nuk mund të imagjinojmë se çfarë do të pasojë”.

Deputeti i PASOK pohon se personat që e sulmuan ishin me maska dhe ai nuk ka mundur t’i shohë ata.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›