Gjykata shtyn vendimin për Taçin

Shtyhet vendimi për masën e sigurisë ndaj Rezart Taçit. Avokati i Taçit Maks Haxhia është shprehur se ky vendin është shtyrë pasi gjykatësja Farije Budo ka kërkuar kohë deri të martën në orën nëntë për ta paraqitur vendimin edhe me shkrim. Sipas avokatit Haxhia, gjatë seancës kishte mungesë serioziteti nga ana e prokurorisë.
Kërkesa për revokim të mases së sigurisë ndaj Rezart Taçit, e dorëzuar nga avokatët Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, ka si objekt kërkesën ndaj gjykatëses Farije Budo që të ndryshojë masën nga "arrest me burg" në detyrim paraqitje.
Kjo seancë është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.