Topi në samitin e FAO-s: Të kontribojmë për çrrënjosjen totale të urisë

Presidenti Bamir Topi në fjalën e tij në samitin e FAO-s në Romë ka theksuar se çrrënjosja totale e urisë dhe të kequshqyerit është një betejë e vështirë që kërkon përpjekje dhe kontribute më të mëdha.
"Jam i bindur se duke vazhduar ta konsiderojmë ushqimin dhe bujqësinë prioritet në axhendën ndërkombëtare, ashtu sikurse u riafirmua në vitin 2000 në Samitin e Mileniumit në Nju Jork dhe të marrim angazhime për të çrrënjosur efektivisht urinë botërore, si diçka të domosdoshme, kërkon nga të gjithë ne veprime konkrete dhe të krahasueshme për të arritur qëllimet që kemi vendosur në kohën e duhur" theksoi Topi.
Sipas tij njerëzit që vuajnë nga uria dhe të kequshqyerit na japin një mesazh të thjeshtë të cilit ne duhet t'i përgjigjemi jo vetëm duke folur drejt dhe mirë, por gjithashtu duke vepruar drejt, mirë nëse duam që të mos thellohet hendeku midis asaj që thuhet dhe asaj që bëhet.
"Të gjithë kemi nevojë për më shumë kurajë, për këtë cilësi njerëzore që konsiderohet si një cilësi që garanton të gjithë cilësitë e tjera; pra kuraja është ajo që na duhet për qëndrime dhe fjalë të drejta; është gjithashtu ajo që duhet për të vepruar me kujdes, por dhe me durim" shtoi Topi.
Topi më tej shtoi se duhet të bëhn përpjekje për të nxitur vendim - marrësit për shtimin e investimit publik dhe privat në bujqësi, në infrastrukturën në zonat rurale, që të zhvillohet më shpejt dhe më tej prodhimi bujqësor, në krahasim me atë që kemi arritur deri tani, që të rritet më tej aftësia e saj produktive, si dhe të rriten të ardhurat e fermerëve në të njëjtat nivele me ato të punëtorëve të sektorëve dytësor dhe terciar të ekonomisë në vendet tona.