E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE projekt kundër pastrimit të parave

Projekti është prezantuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili financohet nga qeveria spanjolle dhe pritet të zgjasë për dy vjet.

Drejtuesi i projektit për palën spanjolle, Gonzalo Gomez de Liano, një prej përfaqësuesve me emër në drejtësinë spanjolle, vlerësoi se "Shqipëria e ka tashmë të vendosur dhe të organizuar një sistem të rëndësishëm për çështjet me të cilat merret projekti". Çështjet e pastrimit të parave, tha ai, edhe pse janë çështje të reja me të cilat ajo po merret kohët e fundit, ka treguar se Shqipëria ka punuar për krijimin e një sistemi për të parandaluar dhe luftuar fenomenin e pastrimit të parave, i cili  gjeneron fenomene të rrezikshme ekonomike, financiare, apo sociale.

Ky projekt, sipas Gonzalo Gomez de Liano, do të merret me çështjet teknike, operative dhe juridike të pastrimit të parave, sipas modelit spanjoll, me mbështetje të vazhdueshme të ekspertëve të fushës nga vende të ndryshme.

Ai vlerësoi se sistemi juridik në Shqipëri është shumë i mirë dhe korrekt. Por sikurse edhe në çdo vend tjetër, ky sistem nuk është perfekt, për sa i përket çështjeve investigative apo  hetuese, ndaj edhe në Shqipëri, mekanizmat e funksionimit të këtij sistemi kanë nevojë për përmirësim. /Start/

                                                                                             2011-05-13 14:35
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›