Pranga 4 të rinjve për vjedhjen e 5 banesave
Burime zyrtare thanë se në pranga ranë shtetasit Florian Karafili, 20-vjeç, A. Gj., 17-vjeç dhe F. Rr., 18-vjeç, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim 22-vjeçari Eneo Nexhipi. Katër të rinjtë që nga dita e martë kishin vjedhur gjatë natës në pesë banesa të ndryshme vegla pune dhe aparatura të veçanta për përdorim familjar.
Burimet shtuan se disa kompjuterë, telefona celularë, pompa uji, matrapikë, trapano e gurë fresibël janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit F. B., ndaj të cilit ka nisur tashmë procedimi penal në gjendje të lirë.
Katër nga pesë të rinjtë e implikuar në vjedhjet e netëve të fundit janë dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, përfunduan burimet e policisë së Durrësit./S.Ll/Start/
2011-05-13 14:49