E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Koalicioni ynë fitoi me 6%. Pres Tiranën

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar sot në mbledhjen e qeverisë se mazhoranca me “Koalicionin për Qytetarin” ka fituar me 6% vota më shumë ndaj koalicionit opozitar.

“Kisha deklaruar se do t'ja uroja fitoren kundësrhtarit tim nëse do merrte dhe një votë të vetme ndaj koalicionint që unë drejtoj. Por e vërteta është se logot politike të këtij koalicioni janë në avantazh me 6%. Merr kjo një domethënie të fortë, se kundërshtari mori një fushatë kundër kësaj qeverisje me një referendum popullor. Mendoj se sovrani foli me një formë referundimtare duke i dhënë 6% më shumë vota Aleancës për Qytetarin”.

Sipas Berishës, populli me anë të votës zghjodhi ti besojë investimet qeverisë që po e drejton aktualisht dhe se ky është ogur i mirë dhe për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
“Vota politike iu besua atyre që kanë politikat më të besueshme. Kjo votë politike dua të them përbën jo vetëm rifreskim të fuqishëm të shqiptarëve për mazhorancën, por kjo përbën dhe një fitore të garantueshme të kësaj mazhorance për vitin 2013”.

Berisha theksoi se tashmë pritet rezultati i Tiranës që është kthyer në ankth se kush do e marrë Bashkinë më të madhe në vend.
“Presim rezultatin e Tiranës, kjo e Tiranës si kryeministër nuk më takon ta them më duket si një fitore shpirtzgjedhëse, cilido ta ketë atë”, u shpreh kryeminstri duke theksuar se “po prst rezultatin përfundimtar për të përgëzuar më pas fituesin”.

Kreu i qeverisë tha se keto zgjedhje dëshmuan se në këtë vend cdo votë numërohet më me përgjegjshmeri e saktësi se në cdo vend tjetër.
“Këto zgjedhje dëshmuan dhe një herë se në këtë vend cdo votë numërohet më me përgjegjësi e saktësi se në cdo vend tjetër. Votat po numërohen në mënyrën më korrekte, kjo është rritje e demokracisë shqiptare.”

Më tej Berisha deklaroi se qytetarët në zgjedhjet e 8 Majit faktuan para mbare botës vendosmërinë e tyre për të konsoliduar sistemin demokratik të vendit, kontribues në procesin e integrimit të vendit në BE.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Koalicioni ynë fitoi me 6% Pres Tiranën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›