E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Vota për ne, një zë i fortë kombëtar

Drejtori i Marrëdhënieve Publike i PDIU, Ardit Bido tha se vota e qytetarëve që votuan për këtë parti, do të jetë një zë i fortë kombëtar në të gjithë vendin.

“Votat e PDIU janë vota të pastra, fal besimit të qytetarëve shqiptarë tek fryma dhe parimet tona. Ne nuk kemi asnjë votë të kërkujt. Votat e qytetarëve janë përgjegjësi dhe detyrim për ne që të vijojmë rrugën tonë partie kombëtare dhe garant i dinjitetit të shqiptarëve. Rezultatet e PDIU-së në bashkitë dhe komunat ku ka kandiduar janë pozitive. Kandidatët e PDIU-së kanë fituar garën në Bashkitë Librazhd, Sukth dhe Rrogozhinë, si edhe në komunat Markat dhe Shushicë”, theksoi ai.

Bido shtoi se PDIU është forcë e parë politike në Bashkinë e Delvinës dhe në disa komuna; forcë e dytë në Bajram Curri, Peqin, Kashar dhe një sërë komunash. Gjithashtu, ai tha se PDIU-ja është forcë e tretë politike në qendra të mëdha të vendit si Vlorë, Durrës, Fier, Sarandë, Rrëshen, si edhe në bashkitë Shijak, Sukth, Cërrik, Patos, Konispol e në një pjesë të konsiderueshme të komunave të vendit. /Start/

                                                                                             2011-05-13 15:14
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›