E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, rezolutë pro Kosovës

E përditshmja kosovare “Express” raporton sot se nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Katherin Eshton, ka qarkulluar një projektrezolutë për Kosovën te të gjitha misionet diplomatike të shteteve të BE-së në OKB. Për këtë aksion të Brukselit është njoftuar edhe qeveria e SHBA-ve.

Bashkimi Evropian propozon që Asambleja e Përgjithshme të aprovojë opinionin e GJND-së i cili thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu rezoluta evropiane inkurajon palët të hyjnë në bisedime por duke përjashtuar çështjen e statusit të Kosovës.

Burime diplomatike kanë thënë se misioneve të përhershme të shteteve të BE-së në Kombet e Bashkuara u është dhënë disa ditë kohë për t’iu përgjigjur rezolutës. Ndërkaq, sa i përket tekstit të rezolutës serbe, që në mënyrë të tërthortë bën thirrje për bisedime për statusin e Kosovës, mediat në Beograd kanë raportuar se diplomacia evropiane i ka bërë të ditur Serbisë se kjo rezolutë është plotësisht e papranueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›