E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja, pushuesitbraktisin plazhin e Bizës

DURRëS- Me qindra mijëra shishe plastike kanë mbuluar tërësisht plazhin e Bizës në kufirin midis Krujës dhe Durrësit. Ndotja është aq e madhe sa mijëra shishe plastike kanë zënë vendin e cadrave dhe shazlloneve të pushuesve që e frekuentonin dikur këtë plazh. Sipërfaqja e ndotur është aq e madhe sa plazhi, dikur një perlë e Adriatikut, sot nuk mund të shfrytëzohet nga pushuesit.

Dikur plazhi shfrytëzohej nga mijëra qytetarë nga Tirana, Durrësi, Kruja, Fushë Kruja, Laci e madje dhe nga Burreli e Peshkopia ndërsa sot ky plazh është katandisur në një gjendje mjerane me mjedis krejtësisht të ndotur nga mbetjet plastike që sjell Lumi Ishëm.

Sipas banorëve, burimi i ndotjes vjen nga Tirana ku pas ndotjes së lumit Ishëm, tashmë ndotja e tij po kalon në Adriatik.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›