E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vdes 42-vjecarishqiptar pas njëaksidenti në punë

CHIETI- Një 42-vjecar me origjinë shqiptare ka humbur jetën, pas një aksidenti në kushtet e punës. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Chieti të Italisë, ku Rruzhdi Sina jetonte prej vitesh. Lajmi bëhet publik nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Mësohet se 42-vjecari prej kohësh punonte si sipërmarrës në një ndërmarrje private të quajtur "Multiservice 2000", aty ku edhe u aksidentua, pasi u zu poshtë nga një sasi e madhe krundesh, e rënë nga një lartësi disa metërshe.

Shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nuk ka munguar as ndihma e parë e dhënë nga kolegët e tij. Goditja e rëndë që kishte marrë, e bëri të pamundur edhe ndërhyrjen e mjekut të shërbimit në këtë ndërmarrje. Policia është duke hetuar për ngjarjen, ndërsa trupi i viktimës do ti nënshtrohet ekspertizës.(foto ilustruese)
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›