Presidenti Sejdiu, mesazh urimi nga homologu Sarkozi
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka hequr tërë paqartësinë sa i përket ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës dhe i ka arsyetuar shtetet, si Francën, edhe Kosovën, të cilat mendonin se kjo deklaratë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. I gëzohem këtij vendimi që kontribuon në stabilitetin e rajonit dhe i bën më të fuqishme përpjekjet tuaja, që prej më shumë se dy vjetësh, për konsolidimin e shtetit tuaj të ri", vlerëson në letrën e tij Sarkozi.
Më tej Presidenti francez shpreh bindjen se “mendimi i Gjykatës do të duhej t’i bindë shtetet që ngurrojnë ta njohin Kosovën”, ndërsa paralajmëron se “Franca me partnerët e saj, në ditët në vijim do të ndërmarrë hapa të rinj në këtë aspekt duke u mbështetur në argumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.