E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE rishikon politikat bujqësore

Komisioni Evropian do të rifillojë përpjekjet për reformimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore.Ky është një sistem i gjerë subvencionesh për fermerët që iu kushton taksapaguesve evropianë rreth 60 miliardë dollarë në vit.

Masat që pritet të propozohen, synojnë që t'i bëjnë fermerët më të lidhur me nevojat e tregut dhe me ambjentin.

Komisioni evropian do të sugjerojë që të shkohet më tej në rrugën e nisur pesë vjet më parë, duke hequr kuotat e qumështit dhe duke ua dhënë subvencionet fermerëve për ruajtjen e zonave rurale dhe jo thjesht për prodhimin e ushqimeve.

Ideja është që fermerët të reagojnë më mirë ndaj kërkesave të tregut dhe të jenë më të varur prej tij.

Ministri britanik i financave, Alaistar Darling, ka shkuar edhe më larg duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që t'i heqë krejtësisht pagesat e drejtpërdrejta për fermerët.

Mirëpo, komisionerja evropiane për bujqësinë, Mairann Fischer Boel, thotë se kjo është krejtësisht e pamundur politikisht.

Ajo duket se ka të drejtë.

Qeveria franceze do të bëjë ç'është e mundur që të ruajë disa elemente nga sistemi i vjetër i subvencioneve.

Për rrjedhojë, në muajt dhe vitet e ardhshme pritet një betejë e fortë për politikën më të kushtueshme të Bashkimit Evropian 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›