E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpriten operacionet e planifikuara në Spitalin Ushtarak

Mjekët kanë ndërprerë të gjitha operacionet e planifikuara në Spitalin Ushtarak gjatë ditës së sotme në shenjë proteste ndaj akuzave që bëhen ndaj tyre, duke i konsideruar ‘vrasës’. Sipas burimeve operacionet vazhdojnë vetëm për rastet urgjente. Mjekët protestojnë për akuzat që i bëjnë kolegut të tyre, mjekut reanimator Viktor Kotani, për vdekjen e një pacienti. Ata janë shprehur se përgjithësi i rasteve i bën ata të ndihen shumë të fyer, pasi mjekët janë quajtur kriminelë, ndërkohë që asnjë rast nuk është vërtetuar kjo gjë nga gjykatat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›