E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëronte klandestinë në Greqi, arrestohet në flagrancë

Andi Agron Baduni, i datëlindjes 1990 është arrestuar në flagrancë ditën e sotme duke shoqëruar 14 shtetas për në Greqi në mënyrë klandestine. Arrestimi i tij u bë nga  Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Baduni,  ka qenë edhe më parë i dënuar për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”.

ArrestimiMë datën 19.05.08, rreth orës 19.30, ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Sofratikë,duke transportuar me një mjet tip Lançia me targë, YIH 67 75,  14 shtetas nga rreth të ndryshme të vendit, ku 4 prej tyre ishin fëmijë.

Këta shtetas kishin për qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme .Shtetasi i lartpërmendur do ti ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt një shume prej 1600 Euro për person.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore e proceduriale dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si  dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 298/3 e 22 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /O.Zh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›