BE rrezon Shqiperine per statusin kandidat

Kriza politike ne Shqiperi jep produktet e para te prekshme. Mirekuptimi i partnereve nderkombetare duket te kete mberritur ne fundin e vet teksa se fundmi njoftohet se per vendin tone nuk do te kete nje opinion pozitiv nga Komisioni Europian lidhur me hapjen e bisedimeve per anetaresimin ne BE. Mediat nderkombetare bene te ditur se ceshtja nga diskutimi i zhvilluar ne daten 27 tetor nga Kolegji i Komisionereve Europiane ka pasur nje konkluzion jo pozitiv per Shqiperine. Rekomandimi i bere ne kete rast dhe qe miraton nisjen e bisedimeve me Malin e Zi do te adoptohet me 9 nentor se bashku me progresndashraportet e ketij viti.
ArsyetPa hetuar shume thelle ne pse-ne e kesaj Jo-je qe vjen nga Brukseli eshte me se e qarte se edhe nje here qytetaret shqiptare jane ndeshkuar nga politika e tyre ajo per te cilen ata votojne. Kjo eshte bere prezente jo vetem nga deklarimet e shumta te zyrtareve te BE-se por edhe nga prononcimet e perfaqesuesve te opozites socialiste e cila ka ndjekur te gjithe procesin me vemendje. Stabiliteti i brishte bojkoti parlamentar kapacitetet e uleta administrative krimi dhe korrupsioni jane arsye te mjaftueshme apo me mire fakte te realitetit shqiptar i cili ende nuk konsiderohet si i pranueshem me normat e BE-se. Ndryshe te gjitha keto krahasohen me kerkesat e kritereve te anetaresimit qe jane politike ekonomike dhe ai per te drejtat e njeriut. Nuk kemi shume mundesi manovrimi. Bllokimi politik na jep nje ide te atij qe eshte vullneti i Shqiperise per negociatat e anetaresimit citon EuropeanVoice nje zyrtar te larte te Komisionit Europian. Ky konstatim qe referon edhe aktualitetin politik ne Shqiperi eshte keshtu sinjali me i mire qe i percillet Tiranes zyrtare per pergjegjesite e saj. Nuk mund te mos bjere ne sy ne kete prononcim nje disponim i plote per te perfshire edhe vendin tone se bashku me Malin e Zi i cili komprometohet nga paraliza e plote e Kuvendit te Shqiperise ne vendimmarrjen e vet. Ne kete kontekst nje qendrim me i rezervuar eshte mbajtur nga zedhenesja e Komisionerit per Zgjerim Anxhela Filote e cila e cituar nga Top Channel ka deklaruar se Kolegji nuk ka arritur ne nje mendim te percaktuar. Komisioni po perpiqet te shmange nje note negative per Shqiperine cka me sa duket do te kerkohet ne menyren e formulimit te opinionit i cili edhe pse formalisht mund te mos jete negativ praktikisht nuk i jep Shqiperise statusin e deshiruar.
AplikimiEumlshte mbushur rreth nje vit e gjysme qekurse Shqiperia dorezoi kerkesen e saj per te hapur negociatat per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Ka qene muaji prill i vitit 2009 kur Kryeministri Sali Berisha beri aktin formal te aplikimit ne takimin e zhvilluar me ish-homologun cek Mirek Topolanek ne Prage te Republikes Ceke vend i cili asokohe mbante Presidencen e radhes. Ky veprim i Berishes u konsiderua jo objektiv dhe ne funksion te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Fakt eshte se qe prej kesaj date e deri ne shkurt te vitit 2010 Keshilli i Ministrave i BE-se nuk e mori ne shqyrtim kerkesen e Shqiperise e cila vetem tani eshte diskutuar ne Komisionin Europian. Ky i fundit pasi jep opinionin e tij ia percjell ate per miratim Keshillit te Ministrave qe nga ana e vet i le nje votim ratifikimi edhe Parlamentit Europian. Duhet thene se Mali i Zi qe ka dorezuar aplikimin para vendit tone ka arritur te hyje ne listen pozitive per te lene mbrapa fqinjin e tij jugor qe pas ketij vendimi pritet te perfshihet nga gara e re e akuzave dhe fajesimit reciprok. Ironike mbetet ne veshtrim retrospektiv fjala e Topolanek ne takimin me Berishen qe sipas gjasave po humbet nje mjet te propagandes elektorale. Shqiperia ka kaluar neper disa ndryshime te mahnitshme shumica jane bere nen udheheqjen e Berishes dhe Shqiperia eshte ne te njejten rruge qe ka kaluar Cekia deklaroi ne takimin e 28 prillit ish-kreu i qeverise ceke.