Prudentino me kater llogari bankare
Prokuroria e Krimeve te Renda ka zbuluar kater llogari bankare te Albino Prudentinos bosit te Sacra Corona Unita i arrestuar ne qytetin e Vlores disa jave me pare. Pasuria e kryemafiozit eshte gjetur ditet e fundit nga seksioni Antimafie dhe pritet qe brenda ketyre diteve keto llogari bankare te bllokohen paraprakisht deri ne nje vendim gjyqesor. Kane ardhur kater pergjigje nga bankat e nivelit te dyte qe konfirmojne se Albino Prudentino i hetuar ne Shqiperi per pastrim parash ka llogari bankare thane burimet nga Krimet e Renda te cilat saktesojne se ne drejtim te ketyre bankave do te nisen te tjera kerkesa per zbardhjen e shumave qe gjenden brenda ketyre llogarive bankare. Akuza qendrore deklaron se veprimet per zbardhjen e pastrimit te parave nga Albino Prudentino dhe familjaret e tij po ndiqen nga Prokuroria e Tiranes ndersa Krimet e Renda po verifikojne nese kjo familje ka investuar ose jo kapitale ne Shqiperi te dyshuara se mund te kene prejardhje nga aktiviteti kriminal ne Itali.
Burime nga Prokuroria e Pergjithshme deklarojne se disa banka te nivelit te dyte ne Shqiperi kane derguar shkresa zyrtare ne seksionin Antimafie per pasurine e Albino Prudentino ku detajonin disa nga kerkesat e akuzes. Prokuroria deklaron se ne pergjigjet zyrtare nuk thuhej sa ishte shuma financiare. Per pasoje Prokuroria e Krimeve te Renda do ti drejtohet ketyre bankave me nje kerkese te dyte ku do kerkohet informacion per shumat financiare qe disponon Albino Prudentino dhe familjaret e tij. Mesohet se kerkesat e prokurorise jane zbatuar pjeserisht nga bankat te cilat krahas kater llogarive bankare te Albino Prudentinos kane zbuluar edhe llogari te paperfillshme bankare qe jane ne euro dhe tregojne se ato jane terhequr dhe investuar ne Shqiperi. Nga ana tjeter vijojne hetimet per djalin e Albino Prudentinos Anxhelon dhe bashkepunetoret e tij shqiptare.
Prokuroria shqiptare ka regjistruar emrin e Albino Prudentinos dhe te birit si te perfshire ne pastrim parash. Njesia Task-Force ne Tirane po heton kete familje dhe bashkepunetoret e saj shqiptare per vepren penale te pastrimit te parave ne baze te nje kerkese nga Prokuroria e Leces ne Itali per shtetasin italian Albino Prudentino. Rezulton se Albino Prudentino eshte person i dyshuar nga autoritetet gjyqesore italiane per kryerjen e veprave penale te pjesemarrjes ne organizate kriminale e tipit mafioz trafikimit te lendeve narkotike dhe grabitjes ne rrethana renduese. Nderkohe mbi shtetasit Anxhelo Prudentino dhe Ervis Gjecaj rendon dyshimi i arsyeshem i bazuar ne indiciet e analizuara me lart per perfshirjen e tyre ne veprimtarine kriminale te pastrimit te parave qe mund te jene produkte te veprimtarise kriminale te te arrestuarit Albino Prudentino per te cilin ka filluar procedimi penal qe nga viti 2007 nga Prokuroria e Leces Itali. Shtetasi ne hetim Anxhelo Prudentino ne bashkepunim me te hetuarin tjeter Ervis Gjecaj erdhen ne dijeni te arrestimit te shtetasit Albino Prudentino. Ata kane kryer disa veprime juridike duke kaluar aksionet te te tretet e ne vazhdim duke rritur dukshem vleren e tyre per te justifikuar pasurite e disponuara. Ne keto kushte krijohet dyshimi i mbeshtetur ne fakte e prova se te gjitha keto perpjekje per ti tjetersuar pasurite e disponuara brenda nje kohe te shkurter behet me qellim shmangien nga nje konfiskim i mundshem i tyre dhe nxjerrjen e perfitimeve nga pastrimi i produkteve te aktiviteteve kriminale te te arrestuarit per llogari te autoriteteve gjyqesore italiane Anxhelo Prudentino thuhet ne dosje. Ne kete hetim jane perfshire edhe personat e trete Ventigjar Kaci Francesco Fornelli Giuseppe Palma dhe Gani Baku.