BE shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë

Ministri i jashtëm francez Bernard
Kushner tha se Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj
Rusisë pas njohjes prej Moskës të pavarësisë së territoreve gjeorgjiane të
Osetisë së Jugut dhe Abkazisë. Zoti Kushner i bëri komentet sot në Paris, në
prag të takimit të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian javën e
ardhshme.
Presidenti rus Dmitri Medvedev u
përpoq sot të sigurojë mbështetje për qëndrimin e vendit të tij ndaj krizës
gjeorgjiane nga aleatët aziatikë në takimin e Organizatës së Shangait për
Bashkëpunim që po zhvillohet në Taxhikistan.
Kina shprehu shqetësim për njohjen e
Osetisë së Jugut dhe Abkazisë nga Moska. // mm //