E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikani Mekein e ka zgjedhur kandidatin për nënpresident

Burime nga kampi i kandidatit republikan Xhon Mekein u kanë thënë agjencive të lajmeve, se ai e ka zgjedhur kandidatin për nënpresident. 

Zoti Mekein do ta prezantojë zyrtarisht atë në një tubim në Ohajo nesër në mëngjes, një ditë pasi zoti Obama të pranojë emërimin e partisë së tij si kandidat. 

Mes kandidaturave të mundshme janë ish-guvernatori i Masaçusetsit Mit Romni, guvernatori i Minesotës Tim Polenti dhe senatori Xho Liberman. 

Zgjedhja e mundshme e këtij të fundit, po kritikohet ashpër nga konservatorët për mbështetjen e tij për aborti. Zoti Liberman ka qenë kandidat demokrat për nënpresident në vitin 2000, kur ishte kandidat për president ishte Al Gor. Ai është tani senator i pavarur. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›